MENU
klinika

NBA

Katër humbje radhazi për kampionët, Jokic thyen rekord

04.11.2022 - 11:58

Vijon kriza e skuadrës kampione të Golden State, që pësoi humbjen e katërt radhazi në NBA. Warriors u mundën 130-129 nga Orlando, një ndeshje me rivalitet dhe e hapur deri në sekondën e fundit.

Interesant fakti që Golden State ende nuk ka asnjë fitore jashtë fushe. Stephen Curry realizoi 39 pikë, ndërsa Klay Thompson 27, por që s’mjaftuan pë të evituar humbjen. Për Orlandon, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku më të mirët ishin Suggs me 26 pikë e Banchero me 22 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e Denver, që mundi 122-110 Oklahomën, në një ndeshje ku veçohet paraqitja e Nikola Jokic, autor i një “triple double” (15 pikë, 13 rebound e 14 asist).

Ai bëhet qendra me më shumë “triple double” në historinë e NBA-së, me 79 të tilla, duke kaluar legjendën Ëilt Chamberlain. Gjithsesi, shënuesit më të mirë për Denver ishin Gordon me 27 pikë e Murray me 24, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Shai për Oklahomën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN