MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Kërcënohet drejtori i spitalit të Bulqizës, arrestohet 31-vjeçari

04.11.2022 - 13:31

Dibër – Dhuna verbale dhe fizike ndaj bluzave të bardha vijon të mbetet një “plagë” e madhe e shoqërisë shqiptare. Së fundmi raportohet se është kërcënuar Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella.

Mësohet se ka qenë një 31-vjeçar ai i cili ka kanosur me fjalë drejtorin e spitalit në Bulqizë. Mësohet se i riu ka rënë në prangat e policisë pas këtij veprimi të rëndë.

Njoftimi:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin Hazis Jella , 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës.