Cristiano Ronaldo duket se herë prek topin, shënon gol apo luan, vendos rekorde. Jo vetëm që shënon në 5 Botërorë të ndryshëm, si asnjë tjetër në histori, por ndaj Ganës, regjistroi edhe diçka tjetër.
Në një kërcim për të shënuar me kokë, Ronaldo kapi lartësinë 3.1 metra, duke thelluar rekordin me 8 cm, të vendosur po nga ai vetë, por me fanellën e Real Madrid në sezonin 2012-2013 në Champions League.
Ghana players be like, “wtf, he jump so high !” 😅#PORGHA #Ronaldo𓃵 #CR7𓃵 #FIFAWorldCup #Qatar2022 pic.twitter.com/Gt6kJjWm9X
— Sangpu Changsan (@_sangpuchangsan) November 24, 2022
Sulmuesi portugez u shpall më i miri i ndeshjes, pasi fitoi penallti dhe shënoi vetë, por edhe duke qenë një rrezik konstant gjatë gjithë ndeshjes. Duket se mosha është ndalur te Cristiano Ronaldo.