MENU
klinika

Shkodër

Kultivonte kanabis në magazinë, vihet në pranga 35-vjeçari

01.11.2022 - 13:28

Altin Palushi, 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur një magazinë për kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.

Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e 35-vjeçarit ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.

Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.