MENU
klinika

Emrat

KLGJ ngre në detyrë dy gjyqtarë, emërohen në GJKKO-në e Apelit

01.11.2022 - 17:43

Dy gjyqtarë të tjerë i janë bashkuar “ekipit” të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot ngritjen në detyrë të gjyqtares Tereza Merkaj dhe Florjuan Kalaja.

Tereza Merkaj aktualisht mban detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, ndërsa Florjan Kalaja është gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit në Durrës.