MENU
klinika

“Është mik i madh i Ukrainës”

Klitschko i jep titullin ‘qytetar nderi’ i Kievit ish-kryeministrit britanik Boris Johnson

24.11.2022 - 17:39

Ish-kryeministrit britanik Boris Johnson i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës Kiev ditën e sotme, teksa duke njoftuar lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Johnson është një “mik i madh i Ukrainës”.

“Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar”, tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit, dhe megjithëse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të mund ta ndihmonim Ukrainën nëse…"

‘Habit’ Boris Johnson: Britania është më mirë jashtë BE-së

“Të tmerruar, ditë e zezë për Evropën”

Agresioni ndaj Kievit/ Liderët botërorë në alarm!