MENU
klinika

Telefonata anonime që zbuloi lëndën narkotike

Durrës/ Anija me kokainë ishte nisur nga Ekuadori para 21 ditësh!

03.11.2022 - 22:54

Plot 33.5 kg kokainë u zbulua në arkat me banane të Banaking, teksa dyshime ka dhe për kontejnerët e tjerë. Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, anija me të cilët janë transportuar kontejnerët me banane është nisur para 21 ditësh nga Ekuadori dhe se ishte një telefonatë anonime që sinjalizoi policinë shqiptare.

Kjo pasi ngarkesa ka kaluar në skaner, por kokaina nuk është evidentuar.

Po ashtu mësohet se ka pasur një sinjalizim në rrugë operative (telefonatë) që çoi në zbulimin e drogës.

Ndërkohë që janë dhe 30 kontejnerë të tjerë të kompanisë Zico sh.a. me brand “Banaking” që presin në radhë për t’u kontrolluar.

Është e treta herë që kjo kompani me pronar biznesmenin Trifon Murataj bëhet objekt i aktiviteteve të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN