MENU
klinika

Drejt Katarit

Kombëtarja polake shoqërohet me avionë luftarakë

17.11.2022 - 22:50

Udhëtimi i përfaqësueses së Polonisë drejt Katar 2022 ka qenë shumë i pazakontë. Përfaqësuesja e cila shkon në këtë aktivitet me shpresën se mund të jetë protagoniste e rëndësishme atje falë edhe pranisë së Robert Lewandowskit, është larguar nga Varshava me mbikëqyrjen e avionëve ushtarakë.

Ka qenë vetë Federata Polake e cila ka postuar në rrjete sociale foto dhe video të dy avionëve ushtarakë të cilët shoqëronin avionin i cili mbartte ekipin në udhëtimin drejt Dohas, ku nisin përgatitjet për aktivitetin.

Lufta me Ukrainës dhe Rusisë është zhvendosur këto ditë edhe në Poloni ku një predhë shkaktoi dy të vdekur. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes ka dashur që përfaqësuesja të linte territorin e vendit me sigurinë maksimale, duke urdhëruar forcat e armatosura të shoqëronit. Avionët ushtarakë kanë shoqëruar avionin e Leva & Co. deri në kufirin jugor të Polonisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN