Manchester United do të mund të këtë shumë fonde në disponimin e tyre, më shumë se Manchester City dhe Newcastle pasi që gjigantët teknologjik Apple po shikojnë që ta blejnë atë.
Gjigantët e teknologjisë, Apple janë të interesuar për ta blerë Manchester United për 5.8 miliardë sterlina. Pronarët e United, Glazers, kanë vendosur për ta shitur klubin, pasi tifozët janë ata të cilët vazhdimisht janë duke protestuar kundër tyre.
Miliarderët amerikanë do ta shesin klubin për ofertuesin më të madh dhe shefat e Apple kanë shprehur dëshirë për të diskutuar një marrëveshje blerje eventuale.
Apple është kompania më e madhe në botë e teknologjisë, me të ardhura vjetore për rreth 326 milionë funte dhe ka pasur rrjet qarkullimi këtë muaj në shumën 2 trilionë.
Kompania me bazë në Kaliforni nuk ka përvojë në pronësi të klubeve të futbollit të madhësisë së United. Por, CEo, Tim Cook po shikon mundësitë që të jetë pronar i United dhe do të fillojë bisedimet me bankat e involvuara për ta shikuar blerjen e tij, të cilat janë pjesë e “The raine Group”.
Pjesë e planit të Cook është përfshirja e financimit të Apple të një stadiumi tepër artistik që do të ishte më i miri në botë. Glazers fillimisht kanë kërkuar 8.25 miliardë paund, por kjo shifër është jo reale për tregun e tanishëm dhe klubi nuk kushton aq.
Nëse Apple arrin marrëveshje për ta blerë, United do të jetë klubi më i pasur në Botë. Vlera e Apple është dyfish më e madhe së sa e pronarëve të Manchester City, Newcastle dhe Paris Saint-Germain.