MENU
klinika

Mikpritja për Kuvendin e Kosovës

Koncert festiv rreth flamurit kuq e zi

27.11.2022 - 16:08

Një koncert mikpritës i ka paraprirë mbledhjes së përbashkët që mbahet sot në Tiranë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës për 110-vjetorin e Pavarësisë.

Në koncertin festiv mbajtur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rreth flamurit kuqezi të mbarë shqiptarëve dhe atij plot yje të qiellit të lirë të Kosovës festuam bashkë “Dua më shumë Shqipërinë!”, shprehet në një postim në rrjetet sociale ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ajo thekson se ky koncert solemn kulmoi në Javën Kombëtare me këngët më të bukura patriotike, me zërat më të bukur të solistëve, koreve dhe orkestrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Mikpritja jonë për Kuvendin e Kosovës përpara mbledhjes solemne, si 110 vjet më parë, në Shqipërinë e mosvarme”, thekson ministrja.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale