MENU
klinika

Primaret

Konflikt në takimin e “Rithemelimit” në Laç, qëllohet me armë zjarri në ajër

28.11.2022 - 21:50

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Laç pas një konflikti në takimin e Rithemelimit.

Raportohet se ka patur konflikt gjatë takimit të kandidatëve të primareve të Sali Berishës me Kryesinë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Takimi u mbajt në qendër të qytetit, ku u qëllua me armë zjarri në ajër. Një person është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen ndërsa nuk ka të dhëna për identitetin e personave të përfshirë në konflikt.

Fatmirësisht, nuk ka persona të plagosur.