Policia e Korçës i ka vënë prangat një 54-vjeçari i cili akuzohet se ka kontrabanduar në mënyrë të vazhdueshme, sasi të konsiderueshme nafte, me qëllim tregtimin e saj.
Nga hetimet një mujore policia thotë se ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.
Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.
Njoftimi nga Policia Korçë/Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Siblings”.
Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, për goditjen e veprimtarive të paligjshme të kontrabandës së mallrave, tregtimit të tyre, fshehjes së të ardhurave dhe prodhimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë.
Kontrabandoi në mënyrë të vazhdueshme, sasi të konsiderueshme nafte, me qëllim tregtimin e saj, vihet në pranga 54-vjeçari.
Procedohet penalisht edhe motra e tij, pasi mbante në banesë sasi të naftës së dyshuar të kontrabanduar dhe ushtronte aktivitetin e përpunimit të brumit, në mënyrë të kundërligjshme.
Sekuestrohet një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, që u gjet në banesën e kësaj shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, pas hetimit 1-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, finalizuan operacionin e koduar “Siblings”.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. F., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.
Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.