14.11.2022 - 16:08
Përfundojnë dy duelet e fundit, që ishin interesante, në javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Korabi ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1.
Autorët e golave ishin Joti në minutën e 7′ dhe në minutën e 60′ Keko shënoi golin e dytë me penallti për dibranët. Goli i vetëm për korçarët u shënua nga Zguro në minutën e 41′ me penallti. Korabi merr 3 pikët në shtëpi dhe ngjitet në renditje.
Nga ana tjetër, Luzit i mjafton vetëm goli i Merdinit në minutën e 60′ për të mposhtur Besëlidhjen. Tri pikë me shumë vlerë për ekipin kavajas në luftën për mbijetesë.