MENU
klinika

Negociata për targat

Kosova e Serbia përballen në Bruksel

15.11.2022 - 12:38

Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bisljimi, ka udhëtuar për në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Në Bruksel po ashtu do të jetë edhe kryenegaciatori serb Petar Petkoviç. Palët ku pritet të zhvillojnë negociata për targat.

Gjatë ditës së djeshme, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për të ulur tensionet.

“Nuk mund të arrijmë te kjo datë pa pasur një marrëveshje ose do të jemi buzë një situate të rrezikshme. Tërheqja e serbëve nga institucione ka krijuar vakuum, mund të ndodhë më e keqja. Kështu që të dy palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim”, tha ai.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë

“Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut”