MENU
klinika

"Greva e urisë, alarmi i kuq që ju nuk doni ta shikoni"

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve thirrje Ramës: Ndaloni sulmet e ulëta!

02.11.2022 - 20:30

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi thotë se nuk kanë hequr dorë nga kauza e tyre, madje do të shkojnë deri në grevë urie.

Me anë të një deklaratë, ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe të tërhiqet nga deklaratat cinike.

Ai u shpreh se kolegët e tij po shantazhohen dhe kërcënohen, për të hequr dorë nga nisma për grevë urie, që sic thekson është “alarmi i kuq që s’doni ta shikoni”.

“Deklaratë mbi qëndrimet e kryeministrit ndaj trupës akademike.
Arsimi i lartë si e mirë publike duhet mbështetur nga të gjithë. Kreu i qeverisë po paraqitet në media me arrogancë dhe gjuhë të padenjë për një vend që aspiron BE. Kundërvënie për një protestë paqësore, dëshmon se sa thellë ka hyrë politika në arsim. Është ky shtrëngim i dhunshëm i politikës që po intimidon, kërcënon, shantazhon kolegët tanë teksa janë duke marrë hapin sublim të grevës së urisë.

Mosreagimi në nivel të intelektualëve, është plaga më e madhe e Shqipërisë që shkon drejt një dimensioni të katastrofës sociale. Kjo shtresë po përballet me të drejta të pohuara që krijon trysni diktatoriale në arsim e kudo.

I nderuar kryeministër, ajo që me cinizëm e quajtët ‘çeta e pedagogëve’ është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës. Çeta që ju flisni përfaqëson 75% të firmëtarëve të kësaj iniciative dhe do i qëndrojë deri në fund kauzës deri në grevë urie, që është alarmi i kuq që s’doni ta shikoni.

Ndaloni sulmet e ulëta ndaj pedagogëve të cilët janë duke u ushtruar të drejtë të garantuar me kushtetutë. Greva jonë është e drejtë e ligjshme që forcon dinjitetin e profesionit. Greva vazhdon, s’do tërhiqemi.”, tha Kovaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN