MENU
klinika

Shpenzimet që ka parashikuar

Kriza e çmimeve prek Kuvendin, kërkon lekë nga buxheti

07.11.2022 - 11:03

Kuvendi i Shqipërisë dhe këshilli i qarkut të Beratit kanë kërkuar shtim të fondeve të buxhetit për vitin 2023. Kërkesat e këtyre institucioneve dërguar deputetëve të Komisionit të Ekonomisë mbështeten në pamundësinë për realizmin e projekteve të reja të parashikuara.

Në kërkesën që administrata e Kuvendit të Shqipërisë u ka dërguar deputetëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave kërkon rritje 2,5% të fondeve nga sa është parashikuar në projektbuxhetin 2023. Sipas projektbuxhetit Kuvendit të Shqipërisë i është parashikuar fondi me vlerë 1,2 mld lekë.

Shtesa e fondit me vlerë 32 mln lekë kërkohet për shpenzime materiale dhe shërbime. Konkretisht në përmbushje të nevojave buxhetorë për ekspert të fushave të ndryshme për nevoja të komisioneve të përhershme, të posaçme apo hetimore; nevoja për aktivitete të AGD, një aleancë aktive në mbështetje të grave, në mbështetje të grupeve që kanë nevoje në bashkëpunim me partnerët dhe shoqërinë civile, në përmbushje të rezolutave dhe detyrimeve.

Arsye tjetër e fondit shtesë janë edhe efektet e rritjes së çmimeve, kryesisht të karburantit.

Fillimisht nga Kuvendi i Shqipërisë është kërkuar 48 mln lekë shtesë për vitin 2023 për kryerjen e investimeve të planifikuara në programin buxhetor afatmesëm. Kërkesa nuk është miratuar në mbledhjen e byrosë ku u vendos spostimi i tyre në kohë.

Ndër investimet e parashikuara për 2023 ishte projekti prej 1 milion lekë për ngritjen e sistemit të shmangies së zjarrit, duke pasur pajisje diktim sinjalizimi, sisteme hidrike, sisteme shuarje zjarri e mënyra evakuimi.

9,6 mln lekë janë kërkuar për përditësimin e sistemit aktual audio/ video, pasi janë shfaqur problematika. Ndërsa 30 mln lekë janë kërkuar për ngritjen e “Punishtes së demokracisë” një projekt me mbështetjen e parlamentit austriak që synon nxitjen e të rinjve në politikë.

Institucion tjetër që kërkon shtim të fondeve është edhe Këshilli i Qarkut të Beratit. Shtimi i transfertës së pakushtëzuar për vitin 2023 kërkohet për implementimin e projekteve IPA në turizëm. Kërkesa mbështetet edhe te zhvillimi i turizmit të këtij qyteti, duke qenë UNESCO-s. /MONITOR

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Prof. Dr. Adrian Civici/ Teoria e lojës dhe teoria e ankadeve

Çmimi Nobel në ekonomi përballë ekonomisë shqiptare