MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi F

Kroacia përmbys dhe merr kreun e grupit

27.11.2022 - 19:59

Kroacia nuk fal në ndeshjen e dytë në grup, duke pëmbysur 4-1 Kanadanë dhe marrë kreun e grupit F, me pikë të barabarta me Marokun por me golaverazh më të mirë.

Ndeshja nisi me gol. Që në minutën e dytë Alphonso Davies që shënoi golin e parë të Kanadasë në historinë e Kupës së Botës, njëkohësisht edhe më i shpejti i këtij Botërori. Kros i shkëlqyer për anësorin e Bayern Munich, i cili mbërriti shepjt dhe realizoi.

Sfida vijoi me emocione e raste. Kroacia nisi të reagoi dhe fillimisht shënon me Kramaric në minutën e 26-të, por që anulohet me të drejtë. Por pikërisht ky sulmues do të shënonte 10 minuta më pas disa minuta më pas.

Mjaftoi ky gol për të shtuar entuziazmin dhe në të 44-ën vjen përmbysja nga kroatët. Këtë herë ai që shënon është Livaja, që gjen cepin e portës pas një gjuajtje të bukur.

Kanadaja reagon në pjesën e dytë dhe krijon disa mundësi shënimi, por është Kroacia është ajo që shënon sërish. Në minutën e 70-të Perisic jep një asist për Kramaric dhe ky i fundit nuk fal, duke gjetur sërish cepin e portës kundërshtare.

Amerikano veriorët përpiqen të futen në lojë, por janë sërish ballkanasit që krijojnë dy mundësi të tjera shënimi. Megjithatë, goli do të vinte në minutën e katërt shtesë pas një kundërsulmi. Orsic nxjerr të vetëm Majer dhe nuk fal për 4-1. Një fitore me shumë vlera për kroatët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN