MENU
klinika

"Turi" i kryeministrit shkon në veri...

Rama në Tropojë: Bisedojmë me fermerët

04.11.2022 - 10:57

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Tropojë. Kreu i qeverisë po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët.

‘Tropojë – Bashkëbisedim me njerëzit e tokës, ata që rrisin çdo vit prodhimet dhe eksportet, në këtë kohë pune e sfidash’- shkroi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se Tropoja nuk ka votuar gjithnjë partinë socialiste, qeveria është përgjigjur më shumë se dy qeveri të tjera bashkë.

‘Aty ku deri dje dukej një utopi që mund të zhvillohej një sipërfaqe funksionale dhe fitimprurëse, kjo gjë po ndodh. Programi i rritjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit që deri dje ishte dëshirë.

Më vjen mirë që ne në këtë zonë nuk jemi shërbyer me votë, jo shumë shpesh na keni votuar, por ne kemi bërë atë që qeveri të tjera të marra së bashku se kanë bërë.

Të mendosh që sot, këtë vit Tropoja ka numëruar 150 mijë vizitorë është kuptimplotë. Objektivi ynë do jetë që këta vizitorë të qëndrojnë më gjatë.’- u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN