MENU
klinika

Murali sensibilizues në Shkodër

‘Kurora e Gurtë’

26.11.2022 - 23:01

Murali “Kurora e Gurtë” është stolia më e re e Shkodrës, pikturuar nga Markel Capo, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Gjatë vizitës në Shkodër, Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann tha kjo murale mahnitëse është një kujtesë e fortë se ne të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë për t’i dhënë fund diskriminimit dhe dhunës me të cilën gratë ende përballen në Shqipëri dhe në BE.

Ajo u shpreh se dhuna me bazë gjinore është e papranueshme.

“Mund ta kapërcejmë atë vetëm duke punuar së bashku dhe duke u solidarizuar”, Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Ajo tha se “jemi krenarë që kemi kontribuar për këtë vepër arti, së bashku me Bashkinë e Shkodrës. Dhuna ndaj grave nuk ka vend në shoqërinë tonë”.

Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore është nje traditë që nisi në vitin 1991 nga Istituti i parë i Lidershipi Global të Grave.

Ajo fillon në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave, dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor që është dhe dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Fushata e 16 Ditëve organizohet në të gjithë botën nga aktivistë të drejtave të njeriut për të bërë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave nëpërmjet rritjes së informacionit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, fuqizimit të veprimtarive lokale; krijimit të lidhjeve midis përpjekjeve globale dhe atyre lokale, sigurimit të një forumi për dialog dhe shkëmbim përqasjesh, mbajtjes nën presion të qeverive për zbatimin e premtimeve të bëra bazuar në instrumentet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe demostrimit të solidaritetit të aktivistëve në vende të ndryshme të botës.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale