MENU
klinika

Sot drejtor në OST

Kush është zyrtari i Partisë Socialiste i përfshirë në trafikun e kokainës

25.11.2022 - 12:16

Viktor Çervanaku në banesën e të cilit u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës që vinte nga Amerika Latine përmes Malit të Zi në Fier, është zytari i Partisë Socialiste.

Çervanaku ka qenë kryetari i komunës Frakull e Madhe.

Ndërsa sot ai është i emëruar drejtor në OST , raporton News24.

Policia shqiptare realizoi të enjten e 24 nëntorit një operacion ku ka zbuluar kokainë në thasë brenda të cilëve ka pleh kimik.

Laboratori i drogës ishte ngritur në fshatin Fratar të Fierit në banesën në pronësi të ish-kryetarit të Komunës Frakull e Madhe, Viktor Çervanaku.

Ashtu siç bëjnë të ditur edhe mediat malazeze, kokaina ishte vendosur brenda plehut kimik për bimë.

Gjatë mbrëmjes së shkuar, ekspertë të Policisë që kanë zbuluar laboratorin kanë transportuar me kamionë lëndën kimike për bimët, në të cilat dyshohet të jetë fshehur edhe kokaina. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë operacion.

Në thasët me pleh kimik kamuflohej edhe transporti i kokainës, e cila vinte nga Amerika Latine.

Burimet thanë se plehu kimik ishte porositur nga kompania e regjistruar në emër të Zenel Çervenakut.

Ndërkohë që mësohet se deri më tani, policia shqiptare ka vënë në pranga:

Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier
Demilson Çervenaku, i biri
Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit

Ndërsa në kërkim është shtetasi kolumbian Zaimir Rodriguez

Në të njëjtën kohë, në portin e Tivarit nga ku edhe nisi hetimi me sinjalizimin e amerikanëve, janë kapur rreth 400 kilogramë lëndë kimike, brenda të cilës është fshehur edhe droga.

Kjo sasi do të transportohej nga Mali i Zi në drejtim të fshatin Frakull në Fier, ku edhe bëhej ndarja mes kokainës dhe lëndës për bimët dhe më pas përpunimit i drogës për ta shpërndarë më pas në treg.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!