22.11.2022 - 19:20
Kanë dalë emrat e 7 efektivëve të lartë të Policisë së Beratit që u shkarkuan ditën e sotme nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ata u shkarkuan për shkak se nuk kishin reaguar në kohë lidhur me serën me kanabis të kapur pak ditë më parë ku u shoqëruan disa persona në polici.
Sipas Rrumbullakut, mosreagimi në kohë i tyre ishte jo vetëm i patolerueshëm, por edhe i dënueshëm.
Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të 7 punonjësve të Policisë, konkretisht:
- Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
- Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
- Komisar Ardit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
- Nënkomisar Artan Musaj, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
- Nënkomisar Miço Rakazija, me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
- Inspektor Vladimir Toska, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
- Inspektor Gazmend Sulaj, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
800 kilogramë kanabis dhe 11 të arrestuar
Kultivimi i drogës në Berat, nën hetim efektivë të Policisë
Pamjet nga operacioni i policisë
Brenda fermës së drogës në Berat!
Merret në pyetje drejtori i qarkut
Serat e kanabisit në Berat, AMP nis hetimet
Disa prej tyre ndihen keq, mbërrin ambulanca