MENU
klinika

Në pranga 15 persona me urdhër të SPAK!

Laborator kokaine në banesën e ish-kreut të komunës Frakull në Fier

24.11.2022 - 20:56

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Burime për Report Tv mësojnë se banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenakut, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.

Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier. Deri tani janë arrestuar 15 persona.

Policia lokale është shmangur për shkak të dyshimeve për dekonspitim.