MENU
klinika

NBA

Lakers bëjnë dy fitore radhazi, Bucks humbin shkëlqimin

19.11.2022 - 13:13

Fitorja e dytë radhazi për skuadrën e Los Angeles Lakers, që sot triumfoi 128-121 ndaj Detroit edhe pse nuk luan prej një jave LeBron James. Ai që bëri diferencën në parket ishte Anthony Davis, autor i 38 pikëve e 16 rebound, ndërkohë që 45 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Moment jo i mirë i mirë ky për Milwaukee, që u mund 110-102 nga Philadelphia. Giannis realizoi 25 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Për vendasit u dalluan Joel Embiid me 32 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Maxey me 24 pikë.

Pas kohës shtesë fiton Washington, që falë 27 pikëve të Beal mundi 107-106 Miami. Pas dy kohëve shtesë fiton edhe Cleveland, që mundi 132-122 Charlotte, ndeshje që u vendos nga 41 pikët e Garland dhe 34 të Mitchell për Cavaliers.

Skuadra kampione e Golden State, falë 24 pikëve e 10 asist të Stephen Curry, mundi 111-101 New York, ndërsa Dallas fitoi thellë 127-99 ndaj Denver (u dallua Luka Doncic me 33 pikë, 12 rebound e 11 asist).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”