MENU
klinika

Katër ditë kohë

Largimi i serbëve, do zëvendësohen deputetët

10.11.2022 - 15:32

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka filluar procedurat për zëvendësimin e deputetëve serbë të dorëhequr.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tash i kanë mbetur edhe katër ditë për t’i propozuar dhjetë kandidatë tjerë të Listës Serbe, për t’i zëvendësuar deputetët e dorëhequr.

Nëse Lista Serbe refuzon t’i zëvendësojë deputetët, atëherë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ i propozon Presidentes dhjetë kandidatë të tjerë nga komuniteti serbë.

Alternativë janë dy parti tjera serbe që garuan në zgjedhjet e fundit. Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë me tre deputetë dhe Bashkimi Demokratik Serb me pesë deputet.

Edhe në rast se të tetët e pranojnë postin e deputetit, dy ulëse përsëri mbesin të zbrazëta, meqë kuota e përcaktuar për komunitetin serbë është dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kësisoj, Presidentja e Kosovës, para se të marrë një vendim, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Por për njohësin e Kushtetutës, Mazllum Baraliun, vakuumi i krijuar me dorëheqjen e deputetëve serbë nuk e prish rendin e punës së Kuvendit.

I gjithë procesi i zëvendësimit të deputetëve të Listës Serbe mund të marrë kohë deri në mesin e dhjetorit, sipas afateve ligjore.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe dhanë dorëzuan mandatin e tyre në shenjë revolte për mosshtyrjen e afatit për riregjistrimin e targave nga ilegale në RKS.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serbët dogjën mandatet e deputetëve

Kreu i Kuvendit të Kosovës: Ja si do të procedohet


"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Çfarë paralajmëron ministri kroat

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?