MENU
klinika

Artikulli i prestigjozes britanike

“Le t’i kthejmë mbrapsht në Shqipëri”/ The Sun emigrantëve: Ne i ushqejmë, i veshim…

01.11.2022 - 12:34

Britania e Madhe duket se është kthyer në “tokën e premtuar” të gjithë shqiptarëve, teksa emigrantët e paligjshëm që hyjnë në ishull rritet çdo ditë.

Kjo gjë është kthyer në një shqetësim të madh për britanikët, teksa shumë janë ata që kërkojnë kthimin mbrapsht dhe gjetjen e një zgjidhjeje, në mënyrë që t’i jepet fund pritjes së emigrantëve.

Tabloidi “The Sun” i ka kushtuar një artikull këtij problemi, ku ndër të tjera sugjeron se zgjidhje do të ishte kthimi mbrapsht i shqiptarëve drejt vendit tonë, në momentin që ata shkelin në tokën angleze.

“Ne i ushqejmë, i veshim dhe i strehojmë, edhe pse 1000 mbërrijnë brenda një dite, shumë pa pretendime legjitime për azil , por duke shpresuar të abuzojnë me ligjin tonë të meta të skllavërisë moderne”- thuhet ndër të tjera në artikull.

Teksa fajëson qeveritë për mënyrën se si e kanë trajtuar këtë problem, artikulli shton: “Le të fillojmë duke i kthyer të gjithë të rinjtë shqiptarë në Shqipërinë e qetë ditën që ata zbarkojnë në plazhet tona .”

Më tej në artikull fajësohen emigrantët dhe për rritjen e kriminalitetit në ishull, duke thënë se me shtimin e të huajve po ndodhin krime që janë parë vetëm në qytetet më të kriminalizuara të SHBA-ve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Daily Mail: Shqiptarët po shfrytëzojnë ligjet vendase...

Emigrantët e paligjshëm, problem për Mbretërinë e Bashkuar!

Qeveria britanike “dorëzohet” përballë emigrantëve të paligjshëm

“La Manche do të vijojë të kalohet me gomone të paktën edhe në pesë vitet e ardhshme”


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”