MENU
klinika

“Jam në gjendje të rëndë shëndetësore”

Lefter Koka, kërkon zbutjen e masës së sigurisë!

11.11.2022 - 13:28

Është shtyrë seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirimin nga qelia.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten tjetër seancën, teksa në seancën e sotme gjykata administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg” të caktuar për inceneratorin e Elbasanit.

Dy ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve, u rikthye në qeli me një vendim të Apelit të Posaçëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afera me inceneratorin e Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për ish ministrin Lefter Koka