08.11.2022 - 14:20
Sali Berisha ka njoftuar këtë të martë mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Mbledhja mbahet në orën 14:00 dhe ajo vjen pasi dy deputetë të PD, hoqën dorë nga mandati i tyre dje dhe sot.
Më 7 nëntor, ishte deputeti Alfred Rrushaj, i cili njoftoi dorëzimin e mandatit. Ndërsa këtë të martë, Grida Duma bëri me dije se do të linte mandatin dhe të largohej nga politika.
“Në orën 14.00 mblidhet në seli Grupi Parlamentar i PD.
Fjala e Kryetarit Sali Berisha do të jetë live”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë për mediat selia blu.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Momenti më i vështirë për mua, pas një reflektimi të gjatë…"
Grida Duma zyrtarizon lënien e mandatit të deputetes
Lë mandatin e deputetes