MENU
klinika

Moderatorja ngatërron emrin e emisionit të ri

Luanës nuk i ndahet shpirti nga “Shiko Kush Luan”

07.11.2022 - 11:57

Të gjithë e mbajmë mend emisionin e Luana Vjollcës “Shiko Kush Luan”, i cili transmetohej në ekranin e “Top Channel”. Mirëpo moderatorja u largua nga “Top Channel” në “Tv Klan”.

Sot ka nisur programi i ri i Luana Vjollcës i quajtur “Zemër Luana”, i cili ka të njëjtën ide si “Shiko Kush Luan”, me lojëra dhe të qeshura.

Gjatë emisionit në një moment Luana po fliste në emision, kur ngatërroi emrin e programit duke thënë “Shiko Kush Luan” në vend të “Zemër Luana.”

Megjithatë moderatorja e korrigjoi shpejt dhe nisi të qeshë me lapsusin e saj.

Lajmin për bashkimin në “Tv Klan”, ajo e bëri ditën e lindjes, si një surprizë për fansat.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj. Ndërsa në media shpesh kanë qarkulluar lajme ndarjeje, ribashkimi apo edhe martese, Luana ka zgjedhur gjithnjë të heshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ku do i shohim këtë sezon?

Ndryshimi i motrave Vjollca ndër vite