MENU
klinika

Prezanton kandidaturën në Primaret e PD

Luçiano Boçi kërkon bashkinë e Elbasanit!

14.11.2022 - 12:17

Nënkryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi ka prezantuar sot kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit. Në një deklaratë për mediat ai tha se i ka “borxh” qytetit të Elbasanit për t’i sjellë një jetë më të mirë.

“Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”, u shpreh ai mes ë tjerash.

I pyetur nëse e ka mbështetjen nga grupi i Enkelejd Alibeajt, ai u shpreh: Dakordësia mes bazës dhe pjesës që pretendon se mban vulën e PD, është e dëshmuar, në pjesëmarrjen e djeshme të demokratëve dhe jo vetëm, kontaktet e mia për çdo person mendon ndryshe, do vazhdojnë të jetë të ngushta, sepse interesi është për qytetarët e Elbasanit.

E kam dakordësinë e grupit tjetër.