17.11.2022 - 10:48
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Cërrik, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit në aksin e rrugës kombëtare Cërrik-Belsh.
Një makinë me targa të huaja ka përplasur një biçikletë, ku për pasojë drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Dëshmitarë të aksidentin bënë me dije se drejtuesi i biçikletës u transportua menjëherë për në spital, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkakun që solli aksidentin.