Babë e bir të cilët ndodheshin në makinën që rrjedha e ujit mori përpara në Malësi të Madhe kanë humbur jetën, raporton Euronews.
Bëhet fjalë për Pjetër Rushajn 50-vjeç dhe djali i tij, që ndodhej së brenda automjetit që mori përpara rrjedha e ujit të përroit mesditën e së dielës.
Brenda makinës ndodhej dhe vajza e Rushajt po kjo e fundit ka arritur të shpëtoj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë mësohet se banorët e zonës po apelojnë që të vijnë mjete shtesë për të nxjerrë trupat nga uji.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupave.
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Shqipërinë, ku qyteti më problematik aktualisht mbetet Shkodra.
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë dhe Tiranën, Durrësin, dhe Vlorën.