MENU
klinika

Festat s'kanë kuptim pa këngën e saj...

Mariah Carey po na përgatit që tani për Krishtlindje!

02.11.2022 - 11:18

Në momentin që Halloween mbaron, ne hyjmë zyrtarisht në sezonin e festave. Të paktën, kështu thotë (me të drejtë) Mariah Carey!

Kur mendojmë për festat e fundvitit, na shkojnë në mendje shumë gjëra si gatimet tradicionale, dekoret fantastike dhe sigurisht, Mariah Carey.

Përmes videove në Instagram dhe TikTok, këngëtarja është siguruar t’u rikujtojë të gjithëve se kjo periudhë e vitit është e saja dhe asnjë këngëtar tjetër nuk përbën konkurrencë!

Shihni videot e saj në TikTok këtu.

Mariah ka nisur përgatitjet për festa që në fillim të muajit tetor, kur njoftoi se do të performonte në Toronto dhe New York gjatë dhjetorit.

Një gjë është e sigurt. Ne s’mund të mendojmë Mariah Carey-n, pa na shkuar nëpërmend edhe “All I Want for Christmas is You”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvendëson “All I want for Christmas”?

Mariah Carey sapo solli një këngë të re për Krishtlindje