MENU
klinika

110-vjetori i Pavarësisë

Mblidhen Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës

27.11.2022 - 09:25

Vigjilja e 110-vjetorit të pavarësisë do të bëjë bashkë në Tiranë, 260 parlamentarët e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ligjvënësit e dy vendeve do të mblidhen për herë të parë në një seancë të përbashkët në parlamentin e Shqipërisë këtë 27 dhjetor.

Fjala hapëse do të mbahet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e shoqëruar më pas nga homologu i saj në Kosovë, Glauk Konjufca.

Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të vijojë me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurtit.

Fjalim përshëndetës do të mbahet gjithashtu dhe nga krerët e grupeve parlamentare të parlamenteve të dy vendeve. Seanca është planifikuar të jetë rreth dy orë dhe do të nis në orën 10:00.