MENU
klinika

Ish-gjimnastja rrëfen dramën

“Më donin më të dobët, mendova vetëvrasjen”

01.11.2022 - 17:38

Një rrëfim tronditës ka ardhur sot nga sporti i gjimnastikës. Ish-gjimnastja italiane Anna Basta, pjesë e kombëtares italiane në vitet 2016-2020, ka rrëfyer se në të shkuarën ka tentuar t’i japë fund jetës.

Shkak kanë qenë kërkesat e vazhdueshme të trajnerëve për të mos shtuar asnjë gram në peshë dhe të ishte sa më e dobët. Në vitin 2020 ajo u tërhoq nga sporti për arsye personale, por tashmë ka rrëfyer gjithçka për të përditshmen italiane “La Repubblica”, duke pranuar abuzimin psikologjik:

“Kur flija kisha makthe, pasi më dilte në ëndërr peshorja. Nuk duhej të prekja ushqim me dorë edhe pse brenda dy ditësh mund të humbisja ato gramë që kisha shtuar. Nëse ndonjë ditë haja një fije mish më shumë, ishte fundi për mua”.

Ish-kolegja e saj Nina, kishte pohuar se përdorte laksativë për të humbur peshë. Ndërsa Anna Basta shprehet se përdorte disa ilace që quheshin “10 barërat”: “Kur përdorja ato shkoja shpesh në tualet. Problemi im ishte se i përdorja pa kriter. Isha e dëshpëruar dhe shpesh kisha ankthe, pasi mundohesha të gjeja alternativa jo të përshtatshme për trupin tim”.

Ish-gjimnastja tani po përpiqet të ndihmojë sportistet e reja, që ashtu si ajo kanë këtë problem, duke i inkurajuar që të flasin dhe të mos lejojnë që t’i abuzojnë. “E bëj këtë gjë për vajzat e reja. Nuk duhet të jesh e përkryer, por ta duash trupin tënd.

Unë dy herë kam tentuar t’i jap fund jetës, por një herë dikush hyri në dhomë dhe u “zgjova”. Herën e dytë isha në mes të turmës… Presioni ka qenë i madh”, tha Anna Basta. Pas këtyre rasteve, Ministri i Sportit në Itali do të krejë një takim me presidentit e Komitetit Olimpik Italian dhe presidentin e Federatës Italiane të Gjimnastikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN