Cristiano Ronaldo nuk ndalet, vijon me akuzat e tij, këtë herë duke folur me emra kontratë. Në intervistën e tij për “The Sun”, ylli portugez u ndal tek ish shokët e tij, Neville, Roy Keane dhe Ferdinand:
“Të shohësh se si ish kolegë dhe ish shokë skuadre të kritikojnë në këtë formë, vetëm nga një këndvështrim, të duket e lehtë. Është e lehtë për të kritikuar, por nuk e di nëse puna e tyre në TV i detyron të më kritikojnë, apo e bëjnë për t’u bërë të famshëm.
Me të vërtetë nuk e kuptoj. Mendoj se Neville po përfiton nga kjo situatë, ai nuk është budalla. Unë jam djali më i ndjekur në botë, nuk është një rastësi.
Roy Keane? Ai është kapiteni më i mirë, gjithmonë. Ai së bashku me Ferdinand janë djem të mirë, jo se flasin mirë për mua, por ata e dinë se çfarë është një dhomë zhveshje, ata janë lojtarë futbolli, dinë se si sillen, se si flasin”, u shpreh Ronaldo.
Në fund një koment në lidhje me pronarët e United, familjen Glazer: “Atyre nuk i intereson klubi, dua të them në aspektin shpirtëror. Man.United është një klub i madh, ata e shohin vetëm si marketing, për të bërë para, sporti për ta është në plan të dytë. Nuk kam folur kurrë më ta”.