Trajneri i ardhshëm i përfaqësueses shqiptare mbetet një temë e hapur, së fundmi ka kaluar edhe përtej Adriatiku, pasi nga Italia vijojnë të dhëna për pasuesin e mundshëm të Edy Reja-s.
Të gjithë mediat bashkohen në një pikë, Edy Reja nuk do të rinovojë kontratën e tij me FSHF-në, kontratë që përfundon më 24 nëntor. La Gazzetta dello Sport zbulon së fundmi se Gigi Di Biagio, ish trajneri i përfaqësues U-21 të Italisë, është shumë pranë stolit të Shqipërisë.
Më saktë, emri i Di Biagio-s është lidhur këtë periudhë me një kalim te Cozenca, por Di Biagio ka preferenca të tjera, mbi të gjitha të drejtojë Shqipërinë, për këtë arsye ka refuzuar stolin e Cozenca-s.
Gjithnjë sipas mediave italiane, ish mesfushori azzurr mbetet në pritje të një telefonate nga Duka. Pak kohë më parë, presidenti i FSHF-së mohoi lajmin se Di Biagio është një kandidat për të marrë vendin e Edy Reja-s.