MENU
klinika

"Ashtu vazhdojnë qëndrimin në pushtet"

Mediat serbe: Kurti e Vuçiç pajtohen se kriza u konvenon të dyve

19.11.2022 - 18:26

Gazeta opozitare serbe, Danas, duke u thirrur në burime diplomatike të afërta me dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, ka shkruar se “askush nuk e ka idenë se si të veprohet në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Mirëpo çfarë kanë kuptuar këto burime, shkruan më tej Danas, se tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pajtuar se kriza në terren u konvenon të dyve në atë mënyrë që të mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.

“Në klimën e krijuar nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, çdo gjë që do të dakordohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të jetë i formuluar mirë në letër, por i pazbatueshëm në realitet, le ta themi një Marrëveshje Brukseli 2”, thonë burimet diplomatike të Danas-it.

“Meqenëse procesi është ekskluziv dhe nuk përfshinë askënd përveç liderët aktual, marrëveshja nuk mund t’i detyrojë as elitat e ardhshme politike t’i përmbahen asaj. Pa gjetjen më shumë se 1 mijë e 600 të zhdukurve, pa folur për të kaluarën, nuk mund të vendoset paqja mes dy popujve”, thonë më tej burimet diplomatike.

Sipas burimeve diplomatike problemi nuk qëndron se kush po propozon zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, por te liderët e të dy vendeve që nuk kanë një vizion për përmirësimin e marrëdhënieve.

“Si Vuçiç ashtu edhe Kurti, pajtohen se status quo-ja u përshtatet”.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi