MENU
klinika

13 ndeshje si titullar këtë sezon

Mesfushori i Kombëtares gjen golin e parë në Skoci

04.11.2022 - 23:31

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, e ka bërë “sefte” në elitën e futbollit skocez. Ish-i i Partizanit në Superiore, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Aberden, në duelin ndaj Hibernian.

Shqiptari është titullar i padiskutueshëm te skuadra e tij, teksa në minutën e 61-të, gjeti rrugën e rrjetës duke ngritur shifrat në 3-0. Pas golit Ramadani u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e shqiptarit u ngjit në vendin e 3-të me 22 pikë në 13 ndeshje. 26-vjeçari u transferua te skuadra skoceze nga MTK Budapest, teksa këtë sezon është aktivizuar 13 ndeshje, ku ka regjistruar 1 asist dhe 1 gol deri tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN