Messi apo Lewandowski? Do të mbetet vetëm njëri, ndoshta në Botërorin e Katarit. Argjentina është më e fortë, një nga favoritët e turneut, por për të mos rrezikuar surpriza nga ndeshja tjetër e grupit duhet të fitojë, pa kalkulime.
Polonia ka avantazhin e rezultatit të dyfishtë: me një barazim kualifikohet për në 16- she, çka i mungon që nga viti 1986, kur Zibì Boniek ishte ende duke luajtur dhe Maradona po përgatiste ngjitjen në Botërorin e fundit të fituar nga populli i tij.
Pak tension është normal, edhe nëse Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, minimizon dhe nënshkruan një pakt me njerëzit: “Kur pashë shortin e grupit, parashikova që kualifikimi do të vendosej në ndeshjen e fundit të grupit dhe kështu ndodhi. Unë ju them se do ta fitojmë këtë lojë. Ne nuk do të përpiqemi, do të kemi sukses”.
Goli i Messit kundër Meksikës e çliroi skuadrën bardhekaltër nga frika. Por kufizimet në lojë janë ende të dukshme. Trajneri i Polonisë, Czeslaw Michniewicz është i vetëdijshëm për këtë dhe pranon: “Më pëlqeu mënyra se si Meksika e interpretoi ndeshjen kundër Argjentinës. Isha në stadium dhe vlerësova aftësinë e tyre për të mbajtur larg rreziqet”.
Kjo është një e dhënë. Polonia do të luajë pak a shumë në të njëjtën mënyrë, me synimin për të pësuar pak. Bashkë me Brazilin dhe Marokun është kombëtarja që nuk ka pësuar ende gol në këtë Botëror.
“Është tjetër gjë të ndalosh Messin, – vazhdon Michniewicz. – Leo në fushë është si Alberto Tomba në pistat e skive. Çdokush mund të kërcejë në sllallom. Nëse të gjithë janë përpjekur ta ndalojnë prej shumë vitesh dhe ai vazhdon të japë gola dhe asiste, është e qartë se nuk është e lehtë. Ju mund të përgatisni një lojë si të doni, por nuk mund të parashikoni kurrë lojën e Messit. Do të jetë një nxitje për ta përballuar atë”.
Messi apo Lewandowski? Konkurrojnë dy lojtarë pothuajse të së njëjtës moshë. Leo është një vit më i madh, të dy kanë shënuar gjithsej 1434 gola në karrierën e tyre. Messi është në kuotën e 706 golave me klubet, plus 93 me kombëtaren. Lewandowski ndjek me 558 gola me klubet, plus 77 me kombëtaren.
Messi me golin kundër Meksikës barazoi Maradonën me 8 gola në Kupat e Botës. Rekordi i Batistutës, i cili arriti në 10 gola, nuk është edhe aq larg. Por kujdes Lewandowski, i cili udhëton me Poloninë me një mesatare prej mbi një goli çdo dy ndeshje (ai ka luajtur 136 me kombëtaren). Kjo i mungonte në Kupën e Botës. Tani nuk ka më ankthe, vetëm ëndrra.