MENU
klinika

“Kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar?”

Meta nxjerr foton e protestës: Shqipëria u përket të rinjve!

13.11.2022 - 12:11

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se Shqipëria u përket të rinjve.

Teksa poston një foto nga protesta e mbrëmjes së kaluar e opozitës së bashkuar në Tiranë, duke i kthyer përgjigje udhëheqësve fetarë që shprehën shqetësim disa ditë më parë për largimin e shqiptarëve nga vendi, shkruan se kjo tokë i përket të rinjve dhe të rejave tona.

“Shqipëria u përket të rinjve! 🇦🇱
Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”, shkruan Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Daily Mail: "Na kthyet në popull gomonesh"

Protesta e 12 nëntorit bën jehonë në median britanike