Cremonese ka ndalur Milanin e vendit të dytë, në sfidën që përfundoi 0-0. Se do të ishte një ndeshje e vështirë për kampionët e Italisë u pa qysh në pjesën e parë.
Pavarësisht insistimit të kuqezinjve, 45 minutat e para u mbyllën në paqe. Pjesa e dytë fillon mirë për “Djallin” që merr avantazhin me Origin, por festa e belgut mbetet në gjysmë pasi VAR e anullon për Offside.
Milan provoi të zgjidhtte ndeshjen me anë të individëve të veccantë, por rezistenca vendase ishte mjaft e fortë. Madje, modestët e Cremoneses vendosën jo pak në vështirësi rivalin, me anë të kundërsulmeve.
Trajneri i ekipit nga Milano i dha freskinë e duhur ekipin me anë të disa zëvendësimeve, por sërish gjetja e golit dukej një mision mjaft i komplikuar. Ndeshja mund të vendosej në shtesa, pasi mysafirët pretenduan penallti, por arbitri nuk e konsideroi të tillë, duke vazhduar lojën.