MENU
klinika

“Është koha që hapat tona të jenë një”

Ministri i Brendshëm i Kosovë: Marrëveshjet tona po japin efektet e para

27.11.2022 - 12:12

Ministri i Brendshëm së Kosovës Xhelal Svelça, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, kërkoi që hapat mes qeverive të dy vendeve të jenë të koordinuara dhe hapat e hedhur të jenë një.

Ai shtoi se marrëveshjet mes nënshkruara kanë arritur të japin efektet e para dhe me kalimin e kohës pritet që ky efekt të jetë edhe më i madh.

Ai nënvizoi se janë arritur të hiqen barrierat kufitare për lehtësimin e lëvizjes dhe se së shpejti do të happen pikat kufitare me një ndalim të vetëm

“Është koha që hapat tonë të jenë një, që mbërritja drejt qëllimit të jetë edhe më i shpejt. Marrëveshjet mes dy vendeve, kanë nisur të japin efektet e para.

Ka një sërë marrëveshjen për hapjen e pikave të përbashkët kufitare për lehtësimin e procedurave. Si pasojë e kësaj mase, gjatë verës kalimi i kufirit është bërë pa asnjë procedurë. Kemi eliminuar barrierat burokratike.

Po punojmë për forcimin e Kosovës, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit të Shqipërisë.

Bashkë me Shqipërinë, të pa kapërcyeshëm politikisht dhe ekonomikisht”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”