MENU
klinika

Balluku: Do ta çojë turizmin në Shqipëri në një nivel ndërkombëtar

Miratohet marrëveshja për ndërtimin e Portit të Durrësit

04.11.2022 - 17:07

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Gjatë një deklarate për Media Balluku sqaroi se investimi do të jetë 2 miliardë euro dhe do ta çojë turizmin në Shqipëri në një nivel ndërkombëtar.

Sipas ministres kompanitë e përfshira në projekt janë Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C,

“Dy miliardë euro investimi në portin e Durrësit nuk do të shkojë vetëm për Portin e Durrësit por që do ta çojë turizmin në Shqipëri në një nivel ndërkombëtar”, tha Balluku.

Balluku: Dy miliard euro do të jetë investimi dhe parashikohet punësimi i 10-12 mijë persona. Hedhim një tjetër hap me projektin për Portin e Ri Turistik të Durrësit, investimi më i madh i huaj në rajon, i cili jo vetëm do të transformojë rrënjësisht qytetin e Durrësit, por do ta çojë turizmin në Shqipëri në një tjetër nivel ndërkombëtar.

Miratohet marrëveshja kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin