MENU
klinika

Mediat britanike ngrenë alarmin

“Mund të vijnë 10 mijë shqiptarë me gomone deri në dhjetor”

10.11.2022 - 13:50

Teksa emigrimi i shqiptarëve në Britani ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, duket se fluski i emigrantëve vijon të mbetet sërish i lartë.

The Telegraph shkruan se një flusk emigrantësh pritet të mbërrijnë të premten në Britani.

Ndërkohë sipas mediave britanike kontrabandistët reklamojnë varkat “100% të sigurta” që do të mundësojnë udhëtimin e tyre.

Trafikantët kanë publikuar video në TikTok, duke ofruar udhëtime të sigurta, teksa do shfrytëzojnë detin e qetë dhe motin e favorshëm.

Njëri, me një foto në sfond të shqiptarëve në një varkë të vogël në Channel, tha: “Udhëtim në Angli me një varkë. Fillimi i udhëtimit nga Calais dhe arritja në Dover. Udhëtim super i sigurt, siguria është 100,000%. Fillimi i udhëtimit në datën 11 të këtij muaj.”

Kjo media shkruan se ministrat kanë frikë se deri në 10,000 emigrantë të tjerë mund të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit.

Ministrat po planifikojnë një rrugë deportimi të shpejtë për shqiptarët, e cila mund t’i shohë ata të kthehen në vendin e tyre brenda disa javësh.

Të mërkurën, Home Office njoftoi se 22 shqiptarë ishin larguar drejtpërdrejt nga Manston. Sipas saj, ata ishin mes 350 kriminelëve të huaj dhe emigrantëve të paligjshëm të deportuar muajin e kaluar në më shumë se 40 vende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”