MENU
klinika

Serie A, Java 14

Napoli nuk fal, marshon në krye të renditjes

08.11.2022 - 21:29

Napoli vijon shkëputjen në kampionat dhe sot ka mundur 2-0 Empolin. Për të parë golin e napoltanëve u desh të vinte minuta e 69-të. Ekipi i Spallettit fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Lozano.

Te mysafirët titullarë nga minuta e parë ishin Ismajli dhe Bajrami. Në të 74-tën, ekipi i Zannetit do mbetej me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Lupertos.

Goli që do vendoste përfundimisht fatin e 3 pikëve do vinte në fund nga Zielinski. Napoli ka 38 pikë në krye, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt. Një ecuri e denjë për titullin kampion.