MENU
klinika

Ekspozitë unike në COD

‘Në gjurmët e familjes së Ismail bej Vlorës’

26.11.2022 - 14:12

“Në gjurmët e familjes së Ismail bej Vlorës” është ekspozita e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në 110-vjetorin e Pavarësisë.

Një pjesë e materialit të pasur shkrimor, pamor dhe fotografik, e ruajtur me fanatizëm nga Nedim Vlora, stërnip i Ismail Qemal Vlorës, vjen për herë të parë në syrin e publikut shqiptar.

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo ekspozitë kushtuar familjes që numëron dhjetëra personazhe me kontribute të vyera në jetën politike shqiptare, mbart një vlerë të jashtëzakonshme në njohjen e ngjarjeve me rëndësi historike për kombin tonë.

Ekspozita unike do të qëndrojë në ambientet e COD deri në datën 30 nëntor, ndërsa në faqen e COD janë publikuar edhe oraret kur qytetarët mund ta shikojnë këtë ekspozitë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit