MENU
klinika

Trajneri i Spanjës

“Nëse fitoj Botërorin, do kandidoj për të udhëhequr vendin tim”

29.11.2022 - 16:15

Spanja është një hap larg kalimit të grupit dhe me lojën e bërë në dy ndeshjet e fundit shihet si favorite për të triumfuar në Kupën e Botës në Katar. I pyetur në rast të fitimit të Botërorit, a mund të ishte kandidat për Kryeministër të Spanjës, përgjigja e trajnerit Luis Enrique ishte e drejtpërdrejtë:

“Epo, nuk do të ishte keq. Nëse fitoj Kupën e Botës, mund të kandidoj për të udhëhequr vendin. Po, megjithatë, e them paraprakisht, nëse nuk mbaj të paktën 50% të premtimeve që bëj, do të largohem pas një viti.

Dhe kjo mendoj se është edhe mënyra se si duhet të sillen disa politikanë. Unë do të bëja këtë: nëse nuk përmbush të paktën 50% të premtimeve, do të largohesha”. Fjalët e Luis Enrique të cilat u bënë menjëherë virale në internet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”