MENU
klinika

Ambasada britanike “zhvendoset” në Has

Nis fushata e sensibilizimit për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri

02.11.2022 - 15:08

Ambasada britanike në Tiranë ka nisur prej kohësh një fushatë të gjerë sensibilizimi për të mbajtur në Shqipëri të rinjtë që joshen për t’u larguar me gomone drejt ishullit. Gazetarja dhe ekspertja e komunikimit, Arlinda Çausholli ka qenë në një aktivitet të zhvilluar në Has dhe thotë se të rinjtë atje janë një potencial i madh.

“Gjurmët e Britanisë së Madhe ndjehen kudo, deri te anglishtja e kulluar e të rinjve gjimnazistë të Krumës”, shkruan ajo, teksa tregon disa aspekte nga dialogu që ka moderuar në Has, ku i pranishëm ka qenë dhe ambasadori britanik Alstair King-Smith.

“Në Has, pastërtia e ajrit dhe dashamirësia e njerëzve ecin në një hap. Gjurmët e Britanisë së Madhe ndjehen kudo, deri te anglishtja e kulluar e të rinjve gjimnazistë të Krumës. Gjatë moderimit të Dialogut mes Rinisë dhe Qeverisjes Vendore dhe Qendrore, sfidat e nje të riu në Has lidhen me mundësitë e një jetë cilësore që ka lidhje me aftësimin profesional, projektet e zhvillimit, shpresën për një të ardhme të mirë, dëshirën që prindërit e tyre të merren me agrobiznes apo me një punë dinjitoze.

Por ndërsa flitet për emigrimin në masë të njerëzve, uji që gjendet me shumicë nëpër lartësitë e Krumës, duhet zbresë në tokën ku mungon vaditja. Pak investime bazë, sjellin shpresë dhe prodhim. Sepse njerëzit aty janë potencial i jashtëzakonshëm. Rrallëherë kam parë adoleshentë të flasin në publik me aq rrjedhshmëri dhe qartësi.

Mes pyetjeve dhe përgjigjeve te të rinjve dhe drejtuesve vendore, Ambasadës Britanike, Unicef Albania dhe Westminster Foundation of Democracy, u shtrua paqshem një dialog që duhet përhapur në të gjithë Shqipërinë. Faleminderit Njomza, Rubini, Klaudia, Aureli, Leandra, Erza, Nepa, Benisi, Adela, Enkelejda, Elidoni, Freskildoni, që sollët në Pallatin e Kulturës në Has alternativat e zhvillimit për të rinjtë. Ngrini zërin e uroj t’ju dëgjojnë”, shkruan Arlinda Çausholli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN