MENU
klinika

Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel

Nis gjobitja për targat ilegale serbe

20.11.2022 - 15:07

Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin e nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu, tha se Kurti do të udhëtojë sot për në Bruksel, por takimi me liferin serb mbahet të hënën.

Nga ana tjetër, edhe presidenti Vuçiç tha se do të shkojë në takim, për të mos dhënë arsye që të etiketohet se nuk e do dialogun.

Takim i nesërm përkon me afatin e fundit të lëshimit të fletë-qortimeve, çka shënon nisjen e fazës së re të vendimit për targa, atë të gjobitjes.

Nesër, në 21 nëntor pritet të nisë faza e dytë e vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, ku pronarët e veturave me targa të Serbisë, do të gjobiten me shumën 150 euro.

Ndërkohë në 18 dhjetor, janë përcaktuar të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqjen nga këshillat bashkiakë dhe postet e tjera duke krijuar ngërçe në funksionimin e institucioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi