MENU
klinika

"Le Monde"

Një guidë 48 orëshe në kryeqytetin shqiptar do të ishte mbresëlënëse

10.11.2022 - 15:58

Prestigjiozja franceze ‘’Le Monde’’ vijon t’i kushtojë vëmendje promovimit të Shqipërisë.

Ajo shkruan për lexuesit e saj se një guidë 48 orëshe në kryeqytetin shqiptar do të ishte mbresëlënëse për çdo turistë, teksa fton turistët të shijojnë jetën e natës, artin e rrugës, gastronominë, muzetë e mahnitshëm dhe shëtitjet në zona turistike.

“I izoluar prej kohësh nga vullneti i një fuqie të hekurt, kryeqyteti shqiptar ka marrë ngjyra të reja. Mes muzeve të pasura, hapësirave të gjelbra të mëdha dhe hapjes së rrugës për artin e rrugës, ajo doli nga ky “dimër i madh” i përshkruar nga artisti i tij më i famshëm, shkrimtari Ismail Kadare”, shkruan ndër të tjera “Le Monde”.

Artikullin e gazetës franceze e ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, duke u shprehur i lumtur për promovimin që po i bëhet Shqipërisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit